Macron jep siguri mbi qëndrimin e trupave amerikane në Siri

Emmanuel Macron ka garantuar se Franca ka bindur SHBAtë të qëndrojnë për një kohë të gjatë në Siri. Dje Presidenti francez, Emmanuel Macron garantoi se ka bindur Donald Trump të mbajë trupat e tij në Siri, gjatë një interviste në lidhje me bilancin e vitit të tij të parë në pushtet. Më pak se 48 orë pas sulmeve amerikane, franceze dhe britanike në Siri, ku presidenti francez regjistroi operacionin e tij të parë të madh ushtarak, Emmanuel Macron deklaroi se Parisi nuk i ka shpallur luftë Damaskut dhe se kërkon të flasë me të gjithë aktorët e përfshirë në krizë. Macron i dedikoi Sirisë gjithë pjesën e parë të kësaj interviste prej gati tri orësh, para gazetarëve që ishin veçanërisht të ashpër me të.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet