Macron ''në ring'' me kryetarët e bashkive, 7 orë debat

PARIS - Shtatë orë debat, mes Presidentit francez Emmanuel Macron dhe 600 kryetarëve të bashkive të Grand Bourgtheroulde, në rajonin e Normandisë. Kjo shënoi dhe ditën e parë të debatit kombëtar, që u kërkua nga vetë Macron, si përgjigje ndaj protestave të dhunshme, të drejtuara nga jelekverdhët. Ballafaqimi filloi dje, pak pas orës 15:00 dhe përfundoi në orën 22:10. Shumë media e krahasuan presidentin francez me një boksier. Ai iu përgjigj pikë për pikë të gjitha pyetjeve dhe kritikave që iu drejtuan atij të 600 kryetarët e bashkive.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet