Macron rritet më shumë në sondazhe, pas tij Le Pen

Emmanuel Macron 25%, Marine Le Pen 22%: kjo është shifra e fundit e sondazhit të bërë nga instituti Harris Interactive për France Télévisions, i publikuar në prag të zgjedhjeve presidenciale, 3 ditë para turit të parë. Pas dy të favorizuarve qëndrojnë me 19% François Fillon e Jean-Luc Mélenchon, kandidatët e së djathtës republikane dhe të majtës radikale. Më pak preferenca socialisti Benoit Hamon i cili ka marrë 7,5%, një rënie kjo me gjysëm preferencash pas 14% që kishte marr në fillim të shkurtit.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet