Macron: Angazhim aktiv për negociatat Prishtinë-Beograd

Presidenti francez, Emmanuel Macron është në pritje të rezultateve të zgjedhjeve parlamentare të 6 tetorit në Kosovë për t’u angazhuar më pas në mënyrë aktive në dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës.

Macron ia bëri të ditur këtë synim ministrit të Jashtëm serb, Ivica Daçiç, në një takim të shkurtër në Nju Jork, gjatë punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të OKB.

Muajt e fundit Macron dhe kancelarja gjermane Angela Merkel kanë ndërmarrë një iniciativë të përbashkët për të nxitur një zgjidhje të çështjes së Kosovës duke thirrur një takim të vendeve ballkanike së pari në Berlin dhe më pas në Paris.

Sidoqoftë, takimi i parë rezultoi i pasuksesshëm në kryeqytetin francez, i anuluar për shkak të ngurtësisë mes Beogradit dhe Prishtinës.

Për t’u rikthyer në tryezën e bisedimeve, pala serbe ka vendosur si kusht heqjen e tarifave doganore nga ana e Kosovës për importet nga Serbia dhe Bosnje-Hercegovina.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet