Macron: Putin të ndërpresë përshkallëzimin ushtarak në Siri

Presidenti francez, Emmanuel Macron i bëri thirrje homologut rus, Vladimir Putin t’i kërkonte Damasku ndërprerjen e përshkallëzimit ushtarak në Siri, në kuadër të mbrojtjes së civilëve dhe për të rifilluar negociatat e paqes, theksoi presidenca franceze. Gjatë një bisede telefonike, Macron i kërkoi Rusisë të ushtronte influencën e plotë ndaj regjimit sirian, për t’i dhënë fund përshkallëzimit ushtarak të konstatuar gjatë muajve të fundit, për të mundësuar mbrojtjen e popullsisë civile, rifillimin e besueshëm të negociatave për një tranzicion politik gjithpërfshirës dhe parandalimin e çdo rishfaqjeje të ISIS-it në rajon”, theksoi Elyse. “Kjo, për të mundësuar mbrojtjen e popullsisë civile, rifillimin e besueshëm të negociatave për një tranzicion politik gjithëpërfshirës dhe për të parandaluar çdo rishfaqje të ISIS-it në rajon”, nënvizoi Elyse.

Author
Doriana Metollari

Doriana Metollari, është gazetare dhe Editore e platformes informative online Hermesnews.al, themeluar në Itali në vitin 2006. Ka menaxhuar dhe disa gazeta të tjera online po në Itali, një prej tyre dhe në bashkëpunimin me kompaninë 'Edizioni Vivere' në Le Marche. Ajo ka drejtuar po ashtu projekte për Bashkimin Europian dhe për OKBnë në fushën e të drejtave, kulturës, teknologjisë dhe gazetarisë. Libri i saj i parë 'G-online' është një manual bazë për komunikimin online, gazetarinë dhe mediat sociale.

Shkruaj një koment

0 Komentet