Malpensa mbulohet nga akulli dhe breshëri. Aeroporti mbyllet per rreth 40 minuta

Një dimër i fortë dhe i vërtetë jashtë stinës. Por në vend të flokëve të dëborës, në tokë ka rënë disa centimetra breshër. Kështu, aeroporti ndërkombëtar Malpensa në Milano, ka ndërruar pamje rreth orës 5 të pasdites. Fakti i jashtëzakonshëm ka shkaktuar jo pak probleme, jo vetëm për shkak të mbërritjes dhe nisjes së fluturimeve duke u shpërndarë nëpër aeroportet e tjera. Gjithçka për shkak të një rryme të fortë nga jugu i rajonit në drejtim të qytetit.

Malpensa nuk është “mbyllur kurrë”, siç konfirmon shoqëria e mirëmbajtjes së aeroportit milanez. Por ka qenë situata e “fluksit zero” (asnjë fluturim në nisje dhe asnjë në mbërritje) për të paktën 40 minuta. Më e vështirë ka qenë situata në rrugët lidhëse me aeroportin, sidomos autostrada 336. Punonjësit e zjarrfikësve kanë ndërhyrë pas denonimeve për dhjetëra raste të rënies së pemëve. Pistat kanë qenë të mbuluara nga akulli. Rreth orës 7 të mbrëmjes, policia dhe punonjësit e pastrimit kanë deklaruar se gjithçka është në rregull.

Author

Shkruaj një koment

0 Komentet