Manovra ushtarake amerikano-japoneze në sfondin e krizës koreano-veriore

Manovra të konsiderueshme ushtarake aeronavale amerikano-japoneze filluan sot pranë ishullit japonez të Okinavas, në jugperëndim të arqipelagut. ”Këto janë stërvitje dypalëshe vjetore, por që këtë vit zhvillohen në një klimë shumë të tensionuar me Korenë e Veriut”, njoftoi sot marina amerikane.

“Këto operacione që do të zgjasin 10 ditë do të përfshijnë 14 000 ushtarakë amerikanë, aeroplanmbajtësen ‘USS Ronald Reagan’ si dhe destrojerët raketahedhës ‘USS Stethem’, ‘USS Chafee’ dhe ‘USS Mustin”, sipas një komunikate të “US Navy”.

Koreja e Veriut, që ka rritur tensionet rajonale duke zhvilluar muajti e fundit një test të gjashtë bërthamor dhe shumë teste me raketa balistike me rreze të gjatë, dënon rregullisht këto manovra ushtarake që ajo i shikon si një kërcënim për sigurinë e saj dhe përgjigjet ndonjëherë duke zhvilluar edhe vetë manovra.

Pasi u kthye nga turi aziatik 12-ditor, presidenti amerikan, Donald Trump premtoi sot se do të vendoste një presion maksimal mbi Korenë e Veriut, që sipas tij është duke mbajtur peng botën me shantazhin bërthamor. /atsh/

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet