Maqedonia bllokon për të dytën herë refugjatët në kufi

Rreth 3000 azilkërkues janë bllokuar në kufirin mes territorit grek dhe maqedon, autoritetet e së cilës kanë mbyllur kufinjtë.

Shkupi nuk i ka komentuar ende këto deklarata pa dhënë asnjë arsye për këtë vendim. Javën e shkuar Maqedonia mori një vendim të ngjashëm, kurse në Nëntor të 2015 autoritetet maqedonase vendosën të selektojnë klandestinët që në kufi, duke lejuar të kalojnë vetëm ata persona që vinin nga Siria, Iraku dhe Afganistani. Pjesa tjetër nga Pakistani dhe vendet afrikane nisën protestat. Fluksi i emigrantëve është një nga testet më të vështira për unionin në historinë e Bashkimit Europian, i cili ka çuar në përçarje të thella mes shteteve anëtare dhe në frikë për mbyllje të zonës Schengen.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

2 Komentet

  1. punetori  e Enjte 28 Janar, 2016

    kjo eshte krize e te gjithe europes sqiperia preket me pak po rrezikon te preket shume nese vendet fqinje do tua mbyllin deren refugjateve

  2. linda  e Enjte 28 Janar, 2016

    te shkretit ku do shkojne ? shqiperia nuk ka vend per te vetet