Maqedonia drejt zgjedhjeve të parakoshme

Kryeministri maqedonas, Nikola Gruevski në një deklaratë të jashtëzakonshme për median nga godina e qeverisë njoftoi largimin e tij nga posti që mban, pas një seance të mbajtur sot pasdite nga këshilli ekzekutiv i VMRO-DPMNE-së. Gruevski njoftoi se do të paraqiste nesër letrën e dorëheqjes, një vendim i parashikuar në një marrëveshje mes partive kryesore maqedonase për të dalë nga një krizë e gjatë politike, duke i hapur rrugën zgjedhjeve të parakohshme. Zgjedhjet e parakohshme janë parashikuar në parim në muajin Prill. Dorëheqja, pritet të hyjë në fuqi 100 ditë përpara zgjedhjeve, që do të thotë se dorëheqja nuk hyn në fuqi aktualisht, nëse zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Maqedoni nuk do të mbahen më 24 prill, siç është parashikuar. Qeveria e tranzicionit ka për mision kryesor organizimin e zgjedhjeve të parakohshme dy vjet para përfundimit kushtetues prej katër vjetësh.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet