Maqedonia e Veriut zyrtarisht në NATO/ Firmoset protokolli

Vendet anëtare të NATOs firmosën sot në Bruksel protokollin e anëtarësimit të Maqedonisë së veriut në NATO. Ishte zgjidhja e ngërçit 30 vjeçar rreth emrit të Greqisë, ajo që i hapi Maqedonisë së Veriut rrugën e anëtarësimit euroatlantik. Sekretari i përgjithshëm i Aleancës, Jens Stoltenberg tha dje se, po shkruhej historia. Dje Parlamenti grek e ratifikoi Marrëveshjen e Prespës, që i dha fund konfliktit shumëvjeçar mes shteteve. Me këtë marrëveshje u pranua ndryshimi i emrit në Republika e Maqedonisë së Veriut, ndërsa Shkupi pranoi se gjuha maqedonase është pjesë e grupit të gjuhëve sllave dhe se identiteti nuk ka të përbashkëta me maqedonasit e lashtë. Protokolli duhet ratifikuar më pas nga vendet anëtare, duke nisur nga Greqia, e para që do ta hedhë në votim. Ratifikimi në Parlamentin grek, për Nikola Dimitrovin është punë e kryer. Që të votohet protokolli janë të nevojshme 151 vota, ndërsa pritet që të gjithë deputetët që votuan për ratifikimin e Marrëveshjes së Prespës të përkrahin edhe anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet