Maqedonia është greke, me mijëra greke në protestë

Greket dolën sot në protestë në mbrojte të ideve nacionaliste. Me mijëra hodhën parrulla si "Maqedonia është greke”. Nuk pati përplasje gjatë protestave, por protestuesit dukeshin të vendosur, së bashku me politikanë opozitarë, dhe përfaqësues të Kishës ortodokse, të cilët kërkojnë një referendum popullor për zgjidhjen e çështjes së emrit. Sipas një pjese të mediave greke, për më 8 korrik është caktuar protestë e re në Athinë, pas të cilës qëndron organizata nën emrin “Komisioni për mbrojtje të të drejtave të grekëve vllehë që jetojnë në Shkup dhe mbrojtja e karakterit grek të Maqedonisë”.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet