Maqedonia së shpejti anëtari i 30të i NATOs

Maqedonia e Veriut përgatitet të ulet në tryezen e 29 vendeve anëtarë të NATOs në Bruksel, ku do të nënshkruhet protokolli i aderimit të Shkupit në Aleancën e atlantikut të veriut. Maqedonia do te jetë anëtari i 30të i saj, dhe kjo falë marëveshjes që u arrit me Greqine për emrin. “Më 6 Shkurt, ne do të shkruajmë historinë”, përshëndeti sekretari i përgjithshëm i NATOs, Jens Stoltenberg. Ceremonia do të zhvillohet në selinë e NATOs, në prani të ministrit maqedonas të Punëve të Jashtme, Nikola Dimitrov. Marëveshja pritet të ratifikohet më pas nga vendet anëtare.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet