Masakër në Kaliforni. Vriten 4 vetë dhe 6 të plagosur në oborrin e shtëpisë

Një person hap zjarr teksa ata ishin duke ndjekur një ndeshje futbolli

Një grup familjarësh dhe miqsh ishin mbledhur në kopështin e shtëpisë, teksa po ndiqnin një ndeshje futbolli kur një person i armatosur ka hyrë brenda gardhit dhe nisi të gjuajë drejt tyre duke vrarë katër vetë dhe plagosur 6 të tjerë. Sipas policisë në Frasno të kalifornisë, në kopësht kanë qenë rreth 40 vetë duke përfshirë edhe disa fëmijë, ndërkohë që i autori i ngjarjes hyri brenda dhe nisi të gjuajë me breshëri në turmë.

Ndërhyrja e shpejtë nga policia arriti rreth orës 8, menjëherë pas sinjalizimit nga disa persona duke gjetur të shtrirë 3 vetë dhe disa të plagosur. Shefi i policisë së Fresno, Michael Reid, ka deklaruar se “nisi menjëherë puna për identifikimin dhe kapjen e autorit, por nga ato çfarë janë parë deri tani rezulton se autori i krimit i njihte viktimat dhe familjarët në fjalë”.

Të katër personat e vdekur janë të moshës nga 25 deri 30 vjeç. Tre prej tyre kanë vdekur në vend ndërsa i katërti ka gjetur vdekjen nga plagët e shumta gjatë rrugës për në spitalin rajonal. Asnjë gjurmë deri tani ose ndonje automjet pranë shtëpisë nuk është parë. Ndërkohë që punonjësit e policisë po shkojnë shtëpi më shtëpi për të mbledhur pamjet e regjistruara nga kamerat e zonës, pasi kjo do të mund të ndihmojë hetuesit për gjetjen e autorit të masakrës.

Author

Shkruaj një koment

0 Komentet