Masakër në Tajlandë. Ushtari vret eprorin dhe 20 civilë në një qendër tregëtare

Policia në Tajlandë ka deklaruar se janë duke kërkuar për një ushtar i cili hapi zjarr duke vrarë 20 vetë. Ngjarja ka ndodhur në provincën Nakhon Ratchasima e njohur si provinca Korat. Njëri nga policët e ndodhur në afërsi të zonës ku ndodhi edhe masakra, deklaron se “jemi duke u përpjekur për të kapur agresorin. Si policia edhe persona nga ushtria janë duke punuar fort dhe kanë rrethuar të gjithë zonën”.

Nuk dihet ende motivi që ka shtyrë agresorin, i cili mendohet të jetë një ushtar i komandës së grupit të dytë të armëve, ende është i panjohur. Komandanti i policisë rajonale, gjeneral Thanya Kiatsarn, i cili ka qenë fare pranë skenës ku ndodhi masakra, tregon se “nuk mund të konfirmohet për momentin nëse ka patur pengje gjatë gjuajtjes me armë. Por ne besojme se, agresori ndodhet ende në terminalin 21 të qendrës tregëtare. Jemi duke punuar për kapjen e tij”.

I dyshuari quhet Jakrapanth Thomma nga armata tajlandeze, sipas ministrisë tajlandeze të mbrojtjes. Ai është një oficer i batalionit të brigades së 2të. “Në përgjithësi, çdo ushtarak është i trajnuar mirë për mbajtjen dhe përdorimin e armës, por duket se ky person ka më tepër ide për armën”, ka deklaruar zëdhënësi i ministrisë Kongcheep Tantravanich.

Deklarohet se ushtari që kreu edhe krimin, ka patur një grindje me shefin e tij, grindje e cila përfundoi me shkrehjen e armës në drejtim të eprorit të tij. Pas këtij veprimi, ushtari 32 vjeçar ka rrëmbyer armën e ish-komandantit të tij duke nisur të gjuajë drejt kolegëve të tjerë të cilët ndodheshin fare pranë.

Mësohet se Jakrapanth Thomma ka marrë edhe një armë tjetër së bashku me një sasi municioni nga zona ushtarake Humvee. Të paktën nga deklaratat e punonjësve, një pushkë mungon nga depoja e armatimit. Nuk konfirmohet akoma sa armë dhe municion është marrë nga depoja e armatimit.

Pasi ushtari vrau shefin e tij, me një makinë është larguar me shpejtësi duke u futur brenda qendrës tregëtare nga ku nisi të gjuajë me breshëri në drejtim të civilëve. Sipas policisë dhe hetuesve të ngjarjes, nuk dihen ende arsyet e kryerjes së një veprimi të tillë nga ushtari 32 vjeçar.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet