Maskat në Zvicër vjedhin furgonin me para dhe rrëmbejnë vajzën e rojes së makinës

Policia zviceriane ka nisur punën për kapjen e tre personave të cilët vodhën mbi 20 milion Euro nga një furgon në Zvicër, pasi rrëmbyen vajzën e njërit prej rojeve të furgonit me para. 22 vjeçarja më pas është lënë e lirë, pasi personat që morrën paratë u larguan me shpejtësi në drejtirm të kantonit Vaud në veri të zvicrës. Teksa ishin veshur si hidraulikë, dy prej tyre rrëmbyen 22 vjeçaren nga apartamenti i saj në Lyon të francës. Pas këtij veprimi, ata kërkuan nga i ati një shumë të madhe parash si kusht për lirimin e saj.

I ati i vajzës së bashku me një tjetër person, ishin duke ruajtur një furgon ku ndodheshin një sasi e madhe parash në veri të Lozanës në Zvicër. Fill pak momente më pas, ata janë takuar së bashku me rrëmbyesit në një parkim makinash në afërsi të kufirit me francën. Disa persona të maskuar dhe të armatosur i kanë detyruar të dy të largohen nga furgoni me para, shuma e të cilës arrin deri në 30 milion franga zviceriane.

Rrëmbyesit janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes në errësirë me një automjet Porsche Suv. Policia e kantonit deklaron se vajza e rojes së furgonit është lënë e lirë por ajo ndodhet në gjendje të rëndë psiqike. Deri tani nuk është arrestuar asnjë person. Duke parë për dëshmitarë dhe mbledhur informacione për ngjarjen, hetuesit deklaruan se janë duke kërkuar për tre persona “meshkuj” me theks francez, të cilët mund të jenë nga Franca e jugut ose nga Afrika e veriut.

Author

Shkruaj një koment

0 Komentet