May fillon takimet për koalicionin qeverisës

Kryeministrja britanike, Theresa May fillon konsultimet me krerët e politikës për formimin e një koalicioni qeverisës. Ajo u takua sot me lideren e Partisë së Bashkimit Demokratik të Irlandës së Veriut (DUP), ndërsa po bën përpjekje për të marrë mbështetjen e tyre për qeverinë e saj të minorancës, pas zgjedhjeve të parakohshme të javës së shkuar. Lideri i DUP, Arlene Foster njoftoi se ajo ka zhvilluar një takim me 10 anëtarët e partisë në parlamentin britanik në Londër përpara bisedimeve me kryeministren May. Foster premtoi të hënën se ajo dhe partia e saj do të ofronin ndihmën e tyre për të sjellë stabilitetin në vend në këtë kohë sfidash.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet