Theresa May

May: ''Nuk zgjedhim një dalje të pjesshme nga BE, por një partneritet të barbartë me të''

Jashtë nga Bashkimi Europian, jashtë nga tregu i përbashkët, jashtë nga gjithçka. Ky duket se është qëllimi i Theresa May në lidhje me negociatat me BE që do të fillojnë në fund të marsit: një 'hard Brexit', Brexit të fortë, madje shumë i fortë. "Nuk duam dalje parciale nga BE, asnjë lidhje me të, asgjë që na lë gjysëm brenda e gjysëm jashtë", pritet të thotë kryeministrja britanike gjatë fjalimit të saj për tratativat me Brukselin. "Nuk duam të adoptojmë një model që kanë bërë vendet e tjera", pohon ajo, sipas fjalimit të bërë publik nga Downing street dje në darkë. Kështu Britania nuk do të marrë parasysh as modelin e Norvegjisë, jashtë BEsë por brenda tregut të përbashket, modelin ZVicerian, një formë asocimi me tregun e përbashkët apo modelin turk, jashtë tregut por brenda bashkimit të tarifave doganore. "Nuk do të mbajmë copa brenda BEsë, në momentin që do ta lëme", thekson ajo me forcë.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet