Mbi 100 viktima në luftën kundër ISIS në Libi

Rebelët e ISIS i vunë flakën një spitali në Sirte, që ka qenë i rrethuar nga militantët që prej të mërkurës

SIRTE - Të paktën 106 persona janë vrarë pas tri ditësh luftime mes ISIS-it dhe anëtarëve të fiseve të zonës në qytetin libian Sirte, njoftoi sot televizioni Al Arabiya. ”Shumica e të vrarëve ishin anëtarë të fisit Ferjan, të cilët refuzuan bashkëpunimin me organizatën radikale”, sipas raportit. ”Rebelët e ISIS-it i vunë flakën një spitali në Sirte, që ka qenë i rrethuar nga militantët që prej të mërkurës”, tha “Al Arabiya”. Nuk ka pasur raportime për të vdekur. Dhuna shpërtheu pasi trupi i klerikut të mirënjohur mysliman të Sirtes, Khaled bin Rajeb, u gjend në një zonë periferike të qytetit. Luftetaret e Shtetit Islamik (ISIS) dyshohet se kanë vrarë klerikun për arsye se ai ka refuzuar të bashkëpunojë më ekstremistët. Kryeministri i qeverisë së njohur ndërkombëtarisht të Libisë, Abdullah al-Thinni, akuzoi sot ISIS-in “për kryerjen e gjenocidit” në Sirte, vendlindja e diktatorit të fundit, Moamer Gadafi. Në një deklaratë, ai i kërkon Amerikës që t’i heqë embargon e armëve të vendosur pas rebelimit të 2011-ës kundër Gadafit. ISIS-i shkeli në Sirte që herët këtë vit dhe ka zgjeruar terrenin e tij që prej asaj kohe në qytetin mesdhetar duke përfituar nga kaosi që po përjeton vendi i pasur me naftë.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet