Mbi 40 viktima nga shpërthimi i zjarrit në një fabrikë në New Delhi

Dyzet e tre persona janë vrarë teksa një zjarr i madh ka shpërthyer në një qendër tregëtare në New Delhi të indisë. Zjarri nisi rreth orës 5.30 të mëngjesit në një ndërtesë multifunksionale e cila përdorej për prodhimin e letrës dhe çantave të grave.

Shefi i zjarrfikëseve të kryeqytetit, Atul Garg, ka deklaruar se zjarrikësit fillimisht nisën të shuajnë flakët të cilat kishin bllokuar hyrjet kryesore. “Ky është zjarri i dytë më i madh në historinë e New Delhit”, u shpreh ai.Ndërtesa tre katëshe ndodhet në Anaj Mandi, në verilindje të kryeqytetit.

Ndërtesa ishte e mbushur me punëtorët të cilët ishin duke fjetur kur shpërtheu zjarri. Njëri nga zyrtarët e spitalit Lok Nayak, ka deklaruar se pjesa më e madhe e viktimave kanë vdekur për shkak të tymit të madh teksa ishin duke fjetur. Mbi 200 të tjerë janë trajtuar në spital nga plagët e marra.

Author

Shkruaj një koment

0 Komentet