Mbi 400 të arrestuar, pas protestës me 150 000 qytetarë kundër Lukashenkos

Policia bjelloruse arrestoi dje më shumë se 400 protestues, deklaroi Ministria e Brendshme, ndërsa 150 000 persona pushtuan rrugët në protestën e fundit masive antiqeveritare.

Rreth 150 000 persona demonstruan në kryeqytetin Minsk, sipas vëzhguesve, ndërsa demonstrata u zhvilluan edhe në qytete të tjera, ku shumë protestues u rrahën brutalisht nga policia.

Protestuesit u mblodhën në Minsk nga drejtime të ndryshme nën siglën “Marshi i Heronjve”.

Demonstrata iu kushtua Maria Kalesnikajas, udhëheqëse e opozitës së burgosur dhe anëtarëve të tjerë të lëvizjes për demokraci.

Protestuesit hodhën slogane si “Ne kemi fuqinë këtu!”, “Ky është qyteti ynë!” dhe “Liri!”.

Ishte e diela e pestë radhazi që një numër i madh njerëzish dolën në rrugët e Minskut, ndërsa protestuesit kërkojnë dorëheqjen e liderit autoritar, presidentit Aleksander Lukashenko.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet