Mbreti dhe mbretëresha e Malajzisë futen në karantinë. Të dy rezultojnë pozitivë nga koronavirusi

Mbeti i malajzisë, sultan Abdullah Sultan Ahmad Shah dhe gruaja e tij Azizah Aminah Maimunah Iskandeiah, do të qëndrojnë për 14 ditë në karantinë pasi disa prej punonjësve të pallatit mbretëror janë infektuar me Covid-19. Mbreti u testua pozitiv dy ditë më parë, ndërsa ka kërkuar të mos zhvillohet takimi javor me kabinetin qeveritar të kryeministrit Muhyiddin Yassin deri në fund të krizës së koronavirusit.

“Pas pranimit të shtyrjes së mbledhjes qeveritare, unë shpresoj që populli i malajzisë të jetë i gatshëm duke u përballur me këto kohë të vështirë dhe të vazhdojnë të ndihmojnë dhe bashkëpunojnë me zyrtaret e shëndetësisë dhe personelin e sigurisë”, ka deklaruar mbreti.

Sipas Ministrisë malajziane të shëndetësisë, deklarohet se 80 punonjës të shëndetit duke përfshirë edhe 39 të tjerë vetëm sot brenda një spitali të vetëm janë testuar pozitivë, por e gjithë kjo ka ardhur nga jashtë ambjenteve të punës së tyre. Në total, 23 persona kanë humbur jetën dhe 2.031 janë të gjitha rastet me të infektuar në vend.

Author

Shkruaj një koment

0 Komentet