Më 1 Tetor zhvillohet referendumi për pavarësinë e Katalonjës
Presidenti Piugdemont firmosi sot dekretin

Presidenti katalonjas Carles Puigdemont, ka firmosur së bashku me ministrat e qeverisë së tij, dekretin e nisjes së referendumit për pavarësinë e Katatonjës nga Spanja më 1 Tetor të këtij viti. Firma është vendosur pas votës në parlamentin katalonjas, nga ku u votua me 72 vota pro dhe 12 abstenime. Vota është quajtur nga kryeministri spanjoll Mariano Rajoz si “e paligjshme” dhe se do të kundërshtohet me të gjitha mënyrat.

Piugdemant ka ftuar të gjithë katalonjasit në votime. “Mirëpresim të gjithë qytetarët e vendit të vendosin se në çfarë mënyre duan të orientohen drejt së ardhmes së Katalonjës. Duan të votojnë për një autonomi më të zgjeruar dhe më të pavarur apo drejt një shteti të pavarur në formën e republikës”. Maxhoranca e pavarur ka arritur të modifikojë urdhërin e dhënë në parlament, duke vënë në krye të listës përgatitjen për referendum, si dhe duke i dhënë vetëm dy orë kohë prezantimit të amendamenteve aktuale.

Deputeti i opozitës Rodriguez, është i sigurt se qeveria qëndrore do të jetë në gjendje ta anulojë votën në mënyrë të shpejtë. “Nesër këto ligje do të jenë vetëm një kujtesë pasi për fat të mirë Spanja është një shtet i së drejtës. Demokratikisht, Gjykata Kushtetuese me kërkesën e qeverisë qëndrore do ta anulojë dhe do ta quajë të pavlefshëm që ditën më pas. Menjëherë pas firmosjes së dekretit, maxhoranca e pavarur ka publikuar në rrjetin social Twitter videon në të cilën fton të gjithë qytetarët të shkojnë të votojnë me 1 Tetor.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet