Më shumë se 6mijë dënime me vdekje në Siri, vranë dhe fëmijë

Shifra alarmante. Janë më shumë se 6 mijë dënime me vdekje (varje) të rregjistruara në Siri, nën rregjimin e Shtetit famëkeq islamik, gjatë këtyre 4 viteve e gjysmë. E raportoi Observatori kombëtar për të drejtat e njeriut në Siri, (Ondus). Që prej kohës kur u shpall krijimi i 'kalifatit' Abu Bakr al Baghdadi, në qershor të 2014, e deri më sot, Ondus ka dokumentuar 6.209 ekzekutime, ndër ta, civilë, ushtarë, dhe fëmijë. Numërohen të jenë 128 minorenë dhe 180 gra.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet