Mediat braziliane bojkotojnë ngjarjet nga pallati presidencial. Bolsonaro ushtron dhunë verbale

Katër prej mediave më të mëdha braziliane, kanë deklaruar se “nuk do të raportojnë ngjarje mbi presidentin Jair Bolsonaro, për shkak se siguria dhe mbështetësit e tij kanë ushtruar dhunë verbale mbi mediat”.

Grupi Globo, transmetuesi më i madh i vendit, Tv Globo, Tv Bandeirantes, gazeta Valor Economico dhe e përditshmja Folha de S.Paulo, kanë vendosur që nga e hëna të ndalojnë mbulimin e lajmeve të pallatit presidencial.

Presidenti ka dhënë urdhër që të ndalojë hyrjen e njerëzve në rezidencë për të folur me mbështetësit e tij, të mos bëjnë foto dhe të mos kontaktojnë me asnjë gazetar. Por gjatë ditëve të fundit, mbështetësit e tij tek porta e presidencës kanë nisur të ushtrojnë dhunë verbale ndaj reporterëve. Ditën e hënë, mbi 60 mbështetës kanë bërtitur dhe sulmuar verbalisht reporterët duke i quajtur “gënjeshtarë, komunistë dhe të të paditur”.

Sulmi ndaj gazetarëve ka krijuar gjendje të rëndë politike për Bolsonaron, i cili është futur nën shiun e kritikave për mosmarrjen e masave ndaj krizës së koronavirusit, e cila ka vrarë deri tani mbi 20.000 brazilianë dhe ka paralizuar ekonominë. Presidenti madje është nën hetim për ndërhyrjen në ligjin me mbështetësit e tij ndaj medias si “pjesë e komplotit të godasë qeverinë e tij”.

Më 3 Maj, një demstrues i inatosur pro-qeverisjes së Bolsonaros në Brazilia, goditi një foto reporter duke e shtrirë atë në tokë. Mediat në fjalë kanë deklaruar se “do të nisin mbulimin e lajmeve për presidentin, vetëm kur të shohin se media është e sigurt”.

Në një deklaratë publike dërguar këshilltarit të sigurisë kombëtare të presidentit Augusto Heleno, nga media Globo, thuhet se “agresioni është rritur ndaj reporterëve të kësaj medie, ndaj është vendosur që të mos shkohet në rezidencë për mbulime informacionesh pasi nuk është siguri”.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet