Mega aeroporti i ri i Pekinit nis sot punën zyrtarisht. Daxing International Airport, më i madhi në botë

I shoqëruar edhe nga një marshim ushtarak, Xi Jinping, presidenti i kinws, ka inaguruar aerportin më të ri në Pekin, Daxing International Airport. Një mrekulli e fundit e teknologjisë kineze. Terminali prej 1.4 milion metrash katrorë, do të jetë edhe më i madhi në botë, nga ku prashikohet të priten mbi 72 milion pasagjerë në vit, duke u lidhur me qendrën e kryeqytetit me një tren të shpejtësisë së lartë.

Aeroporti më në fund është gati pas një pune pesë vjeçare. Bien në sy disa kopshte tradicionale kineze të cilat vihen në dispozicion për të gjithë pasagjerët në pritje të fluturimeve, ndërkohë nuk lihet pas edhe teknologjia “njohja e fytyrës”, për të kontrolluar biletën.

Kina është një vend fantastik për tregun e avionëve Boing dhe Airbus. Gjatë 20 vjetëve të ardhshme, Kina do të ketë nevojë për mbi 8 mijë e 90 objekte civile, me një fitim mbi 1.3 biliard dollarësh.

Author

Shkruaj një koment

1 Komentet

  1. Robert Kote  e Hënë 30 Shtator, 2019

    ..Natyrish dhe kjo vepër madhore.. njerëzore..teknike..arkitektonike..patriotike..dëshmon..nji sukses madhor..të ketij populli.. vital..nga çdo pikpamje... Kam studjuar aty..pergjat nji viti ( nga75-sa)..dhe nuk mē vjen aspak mirē...që nuk.."ndjejii"..nji bashkëpunim...me ata koleget..p.sh..në studimet..projektimet..realizimeve..e objekteve te sotshmet..me perspektiva afatgjata...., ca nga të cilat..po i realizojme (??)..projektojmë(?)...: Alla : " Rrumpallshe"..si p.sh..Rrugēt..e tj. .