Meksikë, valë vrasjesh në prag të zgjedhjeve

Ka arritur në pesë numri i politikanëve të vrarë vetëm gjatë një jave në Meksike, ku më dt 1 Korrik priten të mbahen zgjedhjet e përgjithshme parlamentare. “Trupi i Eduardo Aragon, drejtues i partisë konservatore ‘Encuentro Social’, i cili rezultonte i zhdukur që prej së premtes, u gjet dje në mëngjes në bagazhin e automjetit të tij, në një rrugë të shtetit të Chihuahuas”, sipas policisë meksikane. Disa orë më vonë, disa telefonata anonime njoftuan se disa persona të armatosur kishin hapur zjarr dhe djegur shtëpitë dhe dyqanet në qytetin e vogël të Ignacio Zaragozas, në të njëjtin shtet të Chihuahuas. Forcat e policisë kanë zbuluar tre trupa në rrënojat e gjashtë vilave dhe dyqaneve të djegura, mes të cilëve edhe trupin e Liliana Garcias, kandidate për Partinë e Revolucionit Demokratik (PRD, për Bashkinë e Ignacio Zaragozas.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet