Mësues me armë në Colorado. Trajnim për të mbrojtur veten dhe nxënësit

Mësuesit kanë nisur të trajnohen në përdorimin e armës në klasë në shtetin e Colorados në SHBA për të mbrojtuar fëmijët si një skemë e motivuar pas masakrës së vitit 2012. Kursi tre ditor, konsiston tek armët e zjarrit dhe trajnimi mjekësor. Shtatëmbëdhjetë pjestarë të stafit “do të konsiderohen përgjegjësit e përgjigjes së zjarrit”. Programi pilot do të lejojë vullnetarët të hyjnë në shkollë me armë nën urdhërin e mbrojtjes.

Mësuesit janë marrë në provë për qitje në Weld Country afër Denverit nga ku janë testuar për të parë në lidhje me mundësinë e përdorimit të armës dhe aftësisë për të. Kursi i ofruar nga grupi i Shërbimit Administrativ të Mbrojtjes është ngritur nga prindërit dhe oficerët e shërbimit mjekësor, të ciët besojnë se shkollat amerikane janë një “target i qetë” për dhunën.

Të përzgjedhurit për të qenë pjesmarrës, duhet të ndjekin kurse intensive tre ditore me personel me eksperiencë në “situatat e gjuajtjes aktive”. Ata, gjithashtu, do të testohen fizikisht dhe mendërisht. Kursi jo vetëm që do t’u mësojë mësuesve të përdorin armën e zjarrit direkt ndaj atij që kërcënon, por edhe si të jenë gati në ndërhyrjet mjekësore dhe ndihmën gjatë situatave urgjente.

Author

Shkruaj një koment

0 Komentet