Metropolitan Opera në New York, ndërpret shfaqjen në mes

Metropolitan Opera e New York-ut, është detyruar të ndërpresë performancën e saj të veprës Guillaume Tell pasi një person nga auditori është ngjitur në skenë dhe ka hedhur hi mbi orkestrën. Sipas policisë, hiri është mbeturinë e një trupi të djegur në krematorium disa ditë më parë. Zyrtarë të policisë njujorkeze, theksojnë se sipas dëshmive të mbledhura nga personat okularë, “një person është ngjitur në skenë dhe ka bërtitur më të madhe duke hedhur mbi muzikantët e orekstrës hirin e ish-profesorit të tij”.

Nuk ka të dhëna për plagosje apo reaksion të mbetjeve të hirit nga trupi i djegur, por pjesëtarët e orekstrës dhe personat që ndodheshin në sallë janë larguar menjëherë, ndërsa departamenti i policisë ka futur në sallë disa specialistë për hetimin e ngjarjes. I dyshuari për ngjarjen, një person të cilit nuk i publikohet identiteti, është ndaluar nga policia dhe më pas është marrë në pyetje. Metropolitan Opera është bërë qëndër e ngjarjeve jo të këndshme edhe herë të tjera. Në vitin 1988 një person është rrezuar nga ballkoni i ndërtesës teksa të gjithë ishin duke ndjekur njerën nga pjesët më të rëndësishme të veprës Makbethit.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet