Mijëra persona përkujtojnë sot gazetaren e vrarë Daphne Caruana Galizia në Valeta

Mijëra persona kanë zbritur nëpër rrugët e valetës në Maltë, për të kujtuar gazetaren Daphne Caruana Galizia e vrarë me një bombë në makinën e saj më 16 Gusht, duke kërkuar drejtësi për atë që ishte simboli i luftës kundër korrupsionit në vend. Mbi bluzën e manifestuesve janë stamposur fjalët e fundit të gazetares: “kudo ka të korruptuar. Situata është shumë dëshpëruese”.

Christophe Deloire, sekretari i përgjithshëm i Reporterëve pa Kufij, deklaroi se “kujtojmë këtu 3 vjet më parë, kur në rrugët e parisit ndodhi masakra ndaj Charlie Hebdo. Sot jemi këtu në Valetë për Daphnen dhe për t’i thënë se unë jam Daphneeee”.

Në marshim është vënë re edhe prezenca e kryeministrit Joseph Muscat, i vendosur në qendër të denoncimeve për korrupsion nga gazetarja Caruana, sipas së cilës gruaja e tij ishte e interesuar për një llogari sekrete në Panama, nga ku mes të tjerash me një çmim prej 1 milion dollarësh kishte blerë një veshje tradicionale e mbërritur nga Azerbajxhani.

Kryeministri dhe e shoqja i kanë kundërshtuar gjthnjë akuzat e bëra ndaj tyre të publikuara nga Panama Papers. Skandali çoi në zgjedhje të parakohshme në korrik, por Muscat arriti të fitojë me një maxhorancë të madhe duke marrë edhe një tjetër mandat. Ky i fundit madje ka ngritur edhe një komision special së bashku me një çmim prej 1 milion eurosh për gjetjen e personit i cili kreu atentatin ndaj gazetares.

Author

Shkruaj një koment

0 Komentet