Mijëra punonjës të fabrikave të mishit në Europë dhe SHBA janë infektuar me Covid-19

Më tepër se 4.000 punonjës janë infektuar me koronavirus në 37 fabrika të prodhimit dhe përpunimit të mishit në Europë, duke detyruar mbylljen e 9 prej fabrikave. Qëndrimi pranë njëri-tjetrit shumë pranë në temperatura të ulëta mendohet të jetë edhe arsyeja e shpërthimit të virusit. Zyrat e Shëndetit Publik në Britani raporton se është duke hetuar në lidhje me virusin tek fabrikat e mishit.

Në të njëjtën kohë, një punonjës i inflitruar në një fabrikë amerikane, ka deklaruar se sa të këqija janë kushtet e punëtorëve duke bërë që kjo të rritë edhe rastet me infektim. Javën e kaluar, Gjermania u detyrua të marrë masa të forta për mbi 1.500 punonjës në njërën nga fabrikat më të mëdha të përpunimit të mishit në Europë ku u gjetën raste të shumta me të infektuar me koronavirus.

Ka qenë shpërthimi më i madh i infektimit nga 37 vatrat që nga marsi në Europë në fabrikat e mishit. Në Britani, më tepër se 60 punonjës të një fabrike shpërndarëse mishi në Asda në Yorkshirin perëndimor u infektuan. Dy fabrika ushqimore në Wells, gjithashtu patën të infektuar duke përfshirë një fabrikë të përpunimit të mishit të pulës nl Anglesey, nga ku të 150 punonjësit u testuan pozitivë.

Në Irlandë, autoritetet raportuan për 1.114 raste me kovid në mbi 20 fabrika të përpunimit të mishit. Raste janë shfaqur edhe në fabrika në Holandë, Francë dhe Spanjë. Në SHBA, Neal Barndard, themeluesi i Komitetit Fizikan për Mjekësinë Përgjegjëse, deklaroi se “fabrikat e mishit janë zona të nxehta për t’u infektuar me Covid-19”. Deri tani mbi 33.823 punonjës në fabrikat e mishit në vend kanë rezultuar pozitivë nga të cilët 116 prej tyre kanë vdekur.

Author

Shkruaj një koment

0 Komentet