Milo Djukanovic

Milo Djukanovic fiton zgjedhjet presidenciale

Lideri properëndimor malazez, Milo Djukanovic u zgjodh presidenti i Malit të Zi që në raundin e parë të presidencialeve të së dielës, njoftoi partia e tij. ”Milo Djukanovic është sërish president i Malit të Zi dhe nuk do të ketë raund të dytë”, deklaroi një drejtues i Partisë Demokrate të Socialistëve (DPS) Milosh Nikoliç, i cili u shpreh për median në selinë e kësaj partie. Milo Djukanovic drejtoi thuajse pa ndërprerje Malin e Zi për gati një çerek shekulli, deri në tetorin e vitit 2016.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet