Minatorët grekë protesë ndaj mbylljes së minierës së arit në Halkidiki

Policia greke ka lëshuar gaz lotsjellës në drejtim të mbi 150 minatorëve të shoqërisë kanadeze “Eldorado”, të ciët ishin mbledhur duke bërtitur “Poshtë duart nga miniera”. Ata kanë protestuar kundër mbylljes së minierës së arit në Halkidiki. Rezistenca e tyre ka qenë tepër e fortë për shkak se kompania kanadeze është duke takuar drejtues të komunitetit lokal, të ciët kundërshtojnë mbylljen e zonës ku ndodhet miniera, mbështetur kjo edhe nga qeveria greke.

Qeveria greke, e mbështetur edhe nga kriza e rëndë që ka mbërthyer vendin prej vitesh, nuk ka denjuar të shfrytëzojë mundësinë, pasi shoqëria kanadeze ka kërcënuar se do të ndalojë investimet brenda disa ditësh nëse nuk do të ketë lejën dhe liçencën e duhur. Madje kompania kanadeze, ka akuzuar Tspiras për mosfirmosje dhe vonesë të konçensionit dhe autorizimit, pavarësisht se Këshilli i Shtetit i ka dhënë plotësisht të drejtë kompanisë.

Author

Shkruaj një koment

0 Komentet