Ministri grek: Çështja e njohjes së Kosovës është vendosja e marrëdhënieve mes dy vendeve

Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Dendias, ka theksuar se është kënaqësi të jetë sot në Kosovë, ku mes tjerash theksoi se është tregues për bashkëpunim rajonal mes fqinjëve.

Pas arritjes në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” për vizitë zyrtare, Dendias tha para mediave se çështja e njohjes së Kosovës është çështje e vendosjes së marrëdhënieve mes dy vendeve. Pak momente më parë ka filluar takimi i kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti me ministrin e Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Dendias.

Takimi mes Hoti e Dendias po bëhet pa praninë e mediave. Mediat janë lejuar të marrin vetëm pamje. Derisa ministri Dendias është pritur në Aeroporin “Adem Jashari”, nga Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporë, Meliza Haradinaj-Stublla.

Për të cilën vizitë kjo e fundit e ka vlerësuar të rëndësisë së veçantë për Kosovën. Ndërsa me të arritur në Kosovë, ministri grek ka thënë se njohja e Kosovës është çështje e vendosjes së marrëdhënieve midis të dy shteteve. Pas takimit me Hotin, Dendias do të takohet edhe me kryetaren e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet