Ministrja suedeze e ngacmuar seksualisht nga një politikan gjatë samitit europian

“Për mua ishte një gjë e pandodhur, Përveçse shkëmbim opinionesh, po kërkoja thjesht të ulja nivelin e tij bisedues në planin seksual”. Flet kështu më në fund hapur Asa Regner, ministrja suedeze e cila këto ditë është sulmuar seksualisht nga njëri prej politikanëve europianë të rangut të lartë, gjatë një samiti europian. Në një intervistë të dhënë për njërë nga mediat vendase, ministrja tregon se eksperienca e saj dramatike është rëndësia e shoqërisë në një website, i cili jep këshilla kundër abuzimit seksual dhe fton viktimat të jenë kurajozë.

“Nëse shumë gra duan të diskutojnë në publik problemin, është e rëndësishme dhe mjaft pozitive”, ka thënë ministrja. “Sjellja e fituesit vazhdon, pasi kjo është çështje fuqie. Duke u varur nga fakti se burrat janë më të fuqishëm dhe fuqinë e përdorin jo vetëm për t’i mbajtur gratë nën kthetra, por edhe për qejfin e tyre. Mendojnë t’i përdorin duke përfituar prej tyre dhe të bëjnë qejf”.

Më pas kalon tek rasti i saj. “Ishte një i ri politikan plot me entuziazëm. Kishte studiuar 5 gjuhë të huaja dhe po ndiqte dy doktoratura. E pranova ftesën e atij politikani atë natë pasi më bindi se donte të diskutonte për diçka shumë të rëndësishme dhe donte opinionin tim, por që në fakt theu totalisht besueshmërinë time. Dhe papritur në erresiërën e atij lokali doli fare qartë se ai donte diçka tjetër. Për mua ishte një goditje e rëndë. Përveçse shkëmbimit të opinionit, kërkonte të përdorte fuqinë e tij në planin seksual”.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet