Miratimi i Gjykatës Speciale, hap jetik

Në deklaratën e saj, Mogherini e ka quajtur jetik këtë aprovim të djeshëm në Kuvendin e Kosovës

PRISHTINË - Shefja për Politikë të Jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, e cila është edhe ndërmjetësuese e dialogut Kosovë – Serbi, ka mirëpritur aprovimin nga Kuvendi i Kosovës të Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit Special.

Në deklaratën e saj, Mogherini e ka quajtur jetik këtë aprovim të djeshëm në Kuvendin e Kosovës. “Aprovimi i amendamenteve kushtetuese dhe Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit Special në Kuvendin e Kosovës është hap jetik në ofrimin e kornizës së domosdoshme ligjore për adresimin e pretendimeve të rënda që dalin nga raporti i Këshillit të Evropës, si dhe zotimet e theksuara në letërkëmbimet e miratuara nga Kuvendi i Kosovës në vitin 2014. Duke kuptuar që ky hap i deputetëve të Kuvendit të Kosovës nuk ishte i lehtë, ai është shenjë e përgjegjësisë dhe vendosmërisë për të nxjerrë të vërtetën dhe për të marrë vendime që janë në harmoni me rrugën evropiane të Kosovës”, ka thënë Mogherini, transmeton RTK.

Ajo thotë më tej se “BE-ja është e përkushtuar në ofrimin e asistencës në këtë proces dhe për të vazhduar punën me palët e përfshira për të përfunduar procesin e krijimit të mekanizmave të nevojshëm ligjor në mënyrë që të mund të mbahen procese gjyqësore të pavarura dhe të drejta në një të afërme të parashikueshme

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet