Misteri i 760 kg kokainë përfunduar në plazhin francez

Pakot e para janë gjetur më 18 Tetor në plazhin e Saint Jean, në brigjet atlantike fanceze. Më pas një seri e pafund episodesh në rajon, gjithnjë po në të njëjtën zonë. Janë gjetur në total një sasi rekord, plot 760 kilogram kokainë e pastër.

Hetimi mbi rastin misterioz ka nisur nga prokuroria e Rennes, në bashkëpunim edhe me organizmat hetuese ndërkombëtare. Për momentin, hetimet po zhvillohen mbi hipoteza, pas gjetjes së një anijeje të lënë vetëm nga kontrabandistët për shkak të një stuhie. Duket edhe më i vështirë skenari i “lënies në det” në pritje të dikujt për t’u gjetur, metodë kjo e përdorur shpesh nga trafikantët. Analizat e heroinës kanë treguar se lënda narkotiket është e pastër gati 83 për qind dhe mund të ketë ardhur nga Amerika e Jugut. Prej kohësh ndodhej në det, e mbrojtur vetëm nga disa persona me armë.

Pothuajse të gjjitha paketat e drogës kanë të shkruar “diamante”. Duhet të ketë lidhje me marka të cilat zakonisht trafikantët i vendosin për të njohur produktin ose marrësin. Etiketa të tilla ka me qindra të thuajse çdo tipi dhe ideje.

Por ky është një rast per t’u hetuar imtësishëm. Logoja “diamant” ndodhet në disa prej pakove të cilat ndodhen në fund të plazhit të Melbourne në Florida, për shkak të uraganit të fuqishëm Dorian në mes të shtatorit.

Mbase kjo mund të jetë një koençidencë. Në fund të ngjarjes në Francë, vazhdon fuqishëm fluksi i “pluhurit” përmes atlantikut për të kaluar në drejtime të tjerë në Europë. Dhe jo vetëm disa kile, por tonelata kokainë.

Author

Shkruaj një koment

0 Komentet