Moska vendos armëpushim në Aleppo

Një pushim i ri humanitar prej 10 orësh do të aplikohet të premten në Alepo, qyteti i dytë më i madh sirian që është shkatëruar nga bombardimet, sipas një urdhëri të presidentit rus, Vladimir Putin, njoftoi sot ushtria ruse në një komunikatë. “Është marrë një vendim që të aplikohet në Alepo një pushim humanitar më 4 nëntor nga ora 9:00 deri në 19:00 me orën lokale” (6:00-16:00 GMT), deklaroi shefi i Shtabit të Përgjithshëm rus, Valeri Guerassimov. /ata/

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet