Motër e vëlla mbahen të burgosur nga nëna e tyre për 7 vjet në Spanjë

Një nënë zviceriane së bashku me të dashurin e saj janë arrestuar pasi dy fëmijë “të burgosur” janë mbajtur peng në shtëpinë e tyre në Spanjë për 7 vjet. “Cifti mendohet të ketë lëvizur në Costa Blanca në Mars të 2009tës, por vajza dhe djali 17 dhe 15 vjeç, nuk janë dukur asnjëherë në publik”, shprehet roja civile spanjolle. Zbulimi ishte bërë vetëm kur vajza ka arritur të dërgojë një email në të cilin kërkohej ndihmë. Policia ka vizituar shtëpinë disa herë por të rinjtë janë gjetur vetëm kur vajza nëpërmjet gjesteve trupore ka tërhequr vëmendjen e oficerëve të policisë.

Nena e cila kundërshton ngjarjen, kishte thënë se në shtëpi nuk jetonte ndonjë fëmijë. Vajza rrëfen se ata gjithnjë ishin abuzuar verbalisht dhe ishin kërcënuar nga nëna e tyre 49 vjeçare, e cila shpesh u ka thënë se nëse nxjerrin zë do t’i vrasë.

Vajza ka shtuar se partneri i nënës së saj, një 30 vjeçar zvicerian, e dinte se çfarë po u ndodhte të dy fëmijëve por gjithnjë injoroi atë se çfarë u bëhej. Zëdhënësi i rojes civile spanjolle ka deklaruar se “pas marrjes se emailit ne kemi nisur efektiva për një kërkim tjetër. Vajza dhe djali jetonin komplet të izoluar dhe jashtë shoqërisë. Ata nuk flisnin spanjisht por vetëm anglisht. Nuk kanë qenë kurrë në shkollë”. Hetimi nisi pasi familja lëvizte shpesh në shtëpi të ndryshme duke jetuar në 6 apartamente gjatë 7 vjetësh.

Vajza 17 vjeçare, tregon se ajo dhe i vëllai ishin komplet jashtë çdo trajtimi shëndetësor. Vetëm një herë kanë arritur të takohen me doktorin për shkak të një problemi në stomak vitin e kaluar. Ajo shton se ata ishin ndaluar të kontaktonin me botën e jashtme dhe detyruar të komunikonin vetëm me pjesëtarët e familjes.

Author

Shkruaj një koment

0 Komentet