Moti i keq në Europën Qendrore, 5 të vdekur

Erëra shumë të forta kanë pushtuar Europën Qëndrore. Republika Çeke, Austria, Polonia, dhe Gjermania po vuajnë më së shumti për shkak të motit të keq. Pemë të thyera, shtëpi të zbuluara, pesë të vdekur dhe shumë të plagosur është bilanci i deri më tanishëm i pasojës së çmendjes së motit. Moti i keq dhe veçanërisht erërat shumë të forta deri në 180 km në orë po shkaktojnë probleme në të gjithë Evropën Qendrore. Qindra shtëpi kanë mbetur pa energji elektrike dhe vështirësi të madhe ka edhe në rrugë e hekurudha. Në Poloni dy burra u vranë nga pemët të cilat u shembën mbi makinat e tyre. Dy të vdekur pati edhe në Republikën Çeke, gjithashtu për shkak të rënies së pemëve të shkatërruara nga era. Vdekja e pestë u shënua në Gjermaninë veriore.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet