Mur policësh amerikanë për të ndaluar emigrantët nga Meksika. Trump jep urdhër të prerë

“Administrata amerikane është gati të dërgojë deri në 15 mijë ushtarë në kufirin me meksikën, duke mbajtur edhe ata 7 mijë që janë deri tani”. Kjo është deklarata e bërë nga presidenti amerikan Donald Trump, gjatë një konference për shtyp nga Shtëpia e Bardhë, ku ka folur për një mur personash për të ndaluar hyrjen e emigrantëve”.

Është lënë të nënkuptohet edhe mundësia ku ushtarët amerikanë mund edhe të nisin gjuajtjet me armë ndaj emigrantëve në rast se ata nuk tërhiqen. Deklarata është lënë për t’u nënkuptuar ndaj këtij akti, por nuk përjashtohet të kryhet nëse ushtarët kundërshtohen dhe sulmohen.

Radha e emigrantëve nga Amerika Qëndrore e cila drejtohet me vrull drejt SHBA-së, është nisur më këmbë nga Juchitan, në shtetin meksikan të Oaxaca, pasi është hedhur poshtë mundësia e organizimit të udhëtimit me autobuz. Nga ana tjetër, qeveria e hondurasit ka deklaruar se mbi 6 mijë emigrantë janë rrikthyer në vendin e tyre.

Author

Shkruaj një koment

0 Komentet