Ndërron jetë nga iktusi ish presidenti izraelit Shimon Perez

Ka ndërruar jetë mbrëmjen e djeshme në moshën 93 vjeçare, ish presidenti izraelit, Shimon Perez. Perez, i cili kishte origjinë polake, drejtoi Izraelin ndërmjet viteve 2007-2014. Ai pritej të nderohej me çmimin Nobel së bashku me Yitzhak Rabin dhe Jaser Arafat, për rolin në vendosjen e paqes në Lindjen e Mesme, parashikuar në marrëveshjen e Oslos të vitit 1993. Ish presidenti izraelit qëndronte dy javë në spital në repartin e neuro-kirurgjisë, pas një iktusi.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet