Në 2050 parashikohen 2.4 mld njerëz në qytete, fshatrat në zhdukje

Gjatë 30 viteve të ardhshme, vlerësohet se 2.4 miliardë njerëz do të lëvizin nga zonat rurale në qytete dhe se sasia vjetore e burimeve natyrore të përdorura mund të rritet me 125% në 90 miliardë ton (nga 40 miliardë ton në 2010) , me një barrë e madhe për mjedisin. Prandaj është e nevojshme të rishikohet mënyra e planifikimit dhe ndërtimit të zonave urbane. Sipas studimit, në vitin 2050 popullsia globale që do të jetojë në qytete duhet të jetë 66% e totalit (nga 54% e 2015) dhe për këtë arsye nevojiten strategji të reja për të ndërtuar qytete të reja ose për të zgjeruar ato ekzistuese. Duke pasur parasysh përdorimin e miliarda ton lëndëve të para, siç janë lëndët djegëse fosile, rërë, zhavorr, mineral hekuri, dru dhe ushqim, rreziku është që të nevojiten më shumë burime se sa planeti jonë mund të ofrojë në mënyrë të qëndrueshme, mbi bujqësinë, energjinë, industrinë dhe transportin.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

1 Komentet

  1. bledi   e Martë 20 Shkurt, 2018

    Nje gje nuk kuptova une ketu. C'lidhje ka termeti me helikopterin e ministrit?