Nena përdor qumësht gjiri për ëmbëlsira, 'furtunë' nëpër rrjetet sociale

Një nënë e re në Britani ka shkaktuar reagime shumë të ashpra nëpër rrjetet sociale, pasi kishte thënë se kishte perdorur qumështin e saj të gjirit për të gatuar brownies, në panairin e shitjes së ushqimeve të pjekura, në shkollë, pa i thënë askujt. Pasi e zbuluan, mamatë e tjera u shprehën të neveritura nga ky gjest. Gruaja anonime kishte shkruar statusin e saj në facebook, duke u kërkuar miqve këshilla, pasi ajo ende nuk e kishte kuptuar ku e kishin hallin, mamatë e tjera. "Gatova brownies me qumështin e gjirit tim, për panairin e gatimeve në furrë, në shkollën e fëmijëve të mi", shkroi ajo. "Nuk pata kohë të shkoja në dyqan, dhe nuk ma mori mendja se do ishte shumë problem. Njëra nga mamatë e mori vesh dhe i hoqi të gjitha embëlsirat e mia. Nuk di çfarë të bëj!" Postimit i është bërë share në një faqe të quajtur Sanctimommy, dhe që atëherë ka patur me mijëra Like dhe komente, nga të gjitha llojet.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet