Nëntë viktima nga përplasja e dy trenave në Bavari. Ende nuk dihen shkaqet

Një përplasje e fortë frontale mes dy trenash në Bavari, ka shkaktuar deri tani nëntë viktima. Një prej tyre dhe makinisti i një prej trenave, ndërsa tjetri është ende i humbur së bashku me një tjetër person. Më shumë se 100 të plagosur, ndër ta 15 në gjëndje të rëndë. Dy trenat janë përplasur për shkak se po udhëtonin në të njëjtin binar. Sipas Ministrit të brendshëm bavarez Joachim Herrmann, numri i viktimave mund të rritet ende. Ngjarja ndodhi në orën 06:40 minuta në Bad Aibling, linja ndërmjet Rosenheim dhe Holzkirchen, 60 km në juglindje të Monakos. Ende nuk dihet pse kjo ka mundur të ndodhë, ndërsa një hetim ka filluar për të zbuluar shkaqet e vërteta të këtij aksidenti. Autoritetet kanë bërë apel për dhurim gjaku.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet