Nepal: bie autobuzi në lum, 31 të vdekur

Të paktën 31 persona kanë vdekur sot si pasojë e një aksidenti në Nepal. Autobuzi që tansportonte udhëtarët është rrëzuar në lum duke shkaktuar tragjetinë. Mediat lokale raportojnë se në autobus ishin edhe disa 15-vjecarë. Grupi i shpëtimit vijon punën për të shpëtuar persona të tjerë që mund të kenë mbijetuar dhe për të nxjerrë viktimat nga ujërat e lumit. Policia raporton se numri i personave të vdekur mund të rritet sërish.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet