Netanyahu kërkon qeveri uniteti

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu bëri sot thirrje për formimin e një qeverie uniteti, pasi në zgjedhjet e dyta nuk pati asnjë fitues. Ai kishte këmbëngulur se do të drejtonte një koalicion midis partive të djathta dhe fetare, por rezultatet e zgjedhjeve deri më tani kanë treguar se as Netanyahu, as kundërshtari i tij kryesor, Benny Gantz i partisë centriste “BardheBlu” nuk do të jenë në gjendje të formojnë qeverinë. “Gjatë zgjedhjeve, kërkova krijimin e një qeverie të krahut të djathtë. Për fat të keq, rezultatet e zgjedhjeve tregojnë se kjo gjë nuk është e mundur”, deklaroi Netanyahu. “Populli nuk vendosi midis dy blloqeve, ndaj nuk ka zgjidhje tjetër përveçse të formojmë një qeveri uniteti”, shtoi ai. Netanyahu i bëri thirrje Gantz-it që të takoheshin sot.

Kryeministri izraelit u shpreh se ishte kundër zhvillimit të zgjedhjeve reja.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet