Netanyahu tërheq kërkesën për imunitet

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se ka tërhequr kërkesën për imunitet nga ndjekja penale në lidhje me tre raste korrupsioni. Netanyahu njoftoi në Facebook se ka informuar kryetarin e parlamentit, Yuli Edelstein, për vendimin e tij, disa orë para se parlamenti i Izraelit të diskutonte kërkesën e tij për imunitet. Kryeministri i Izraelit, i cili aktualisht ndodhet në Uashington duke qenë se presidenti amerikan Donald Trump pritet të zbulojë planin e tij për paqen në Lindjen e Mesme, deklaroi se ka vendosur të mos lejojë vazhdimin e kësaj loje. /ata/

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet