Nga New Yorku në Barcelonë, me mijëra në përkujtim të George Floyd

Flet qetësia për George Floyd, afro-amerikani i vrarë brutalisht nga policia amerikane në Minnesota. Një qetësi e cila flet ende në të gjithë botën, dhe jo vetëm me atë që ndodhi me manifestuesit në New York përpara pallatit të kryebashkiakut de Blasio. Qetësi e cila flet me gjuhën e të gjithëve mbi të gjitha të atyre që luftojnë për të drejtat themelore dhe lirinë duke dënuar pa apel racizmin.

Qetësia flet edhe në Mexico city, kryeqytetin meksikan ku dëgjohen fjalët e Luis Ceron, i riu meksikan i cili para pandemisë drejtonte një bandë muzikore në SHBA. “Jetët e personave me ngjyrë numurohen”, është shenja që duket gjithëkund. Fjalë që nuk pranojnë asnjë replikë dhe prezantohen si një “e pakthyeshme” në zgjedhjet politike të muajve të ardhshëm dhe jo vetëm në SHBA.

Me mijëra persona edhe në Barcelonë, ku anembanë ka oshëtirë regjistrimi i mitit Martin Luther King, teksa në SHBA po dëgjohej “E kam një ëndërr”. Homazhi ndaj Floyd vlen shumë më tepër se një lajm i thjeshtë apo kronikë televizive në kujtim të shumë viktimave që veshin një ndarje dhe vriten nga kriminelët duke menduar të luajnë me jetën e të dobtit. Pankarat “Kjo nuk është Amerika”, duhet se janë shumë më të forta se kurrë këto ditë.

Author

Shkruaj një koment

0 Komentet