Ngrica dhe dëbora shkak për aksidente rrugore në Mal të Zi dhe Bosnje

Dëbora dhe ngricat e rëna kanë shkaktuar probleme me qarkullimin rrugor në Mal të Zi dhe Bosnje Hercegovonë. Dëbora dhe akulli kanë qenë shkaktarët e disa aksidenteve rrugore duke përfshirë edhe dy autobusë, që dolën nga rruga në Bosnje-Hercegovinë duke shkaktuar lëndime të shumta në njerëz. Aeroporti i Podgoricës, kryeqyteti i Malit të Zi, mbeti i hapur në faza të alternuara me disa fluturime të devijuara në aeroportet e tjera të rajonit. Nga ana tjetër, situata në Serbi është përmirësuar dhe intensiteti i dëborës ka rënë dhe temperaturat kanë shënuar rritje.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet