Nicolas Maduro 'dëbon' nga Venezuela ambasadorin gjerman Daniel Martin Kriener

Qeveria e Nicolas Maduro ka deklaruar “person të padëshiruar”, Daniel Martin Kriener, ambasadorin gjerman në Caracas duke i kërkuar këtij të fundit largimin nga vendi brenda 48 orëve. Qeveria e ka motivuar vendimin si “akt i përsëritur i ndërhyrjes në punët e brendshme të vendit”.

Kriener ishte njëri nga diplomatët i cili këtë të hënë ka takuar në aeroportin ndërkombëtar të Caracas, liderin e opozitës Juan Guaido pas kthimit të tij nga një tur takimesh në disa prej vendeve të amerikës latine. Së bashku me Kriener kanë qenë edhe përfaqësuesit e ShBAsë, argjentinës, brazilit, kanadasë, kilit, perusë, spanjës, vendeve të ulëta, portugalisë dhe rumanisë.

“Janë duke kërcënuar një vend të rëndësishëm i cili po ndihmon venezuelën. Është e rëndësishme që populli ta mësojë”, ka thën Guaido gjatë punimeve të asamblesë kombëtare. “Jo vetëm që bllokojnë dhe djegin ndihmat humanitare, por kërcënojnë verbalisht gjithkënd që provon të ndihmojë venezuelën”.

Guaido ka shtuar se qeveria nuk mund të quajë person të padëshiruar një funksionar diplomatik, i cili ndodhet në vend për të kryer funksionet e tij në venezuelë, para së gjithash që qeveria e maduros nuk është e ligjshme. Nga ana tjetër, Berlini ka mbështetur deklaratën e Guadio dhe ka shtuar se është papërgjegjshmëri ajo çfarë është vendosur për Kriener. Për ministrin e jashtëm gjerman Heiko Maas, ky vendim “ndez zjarrin në marrdhënie më tepër se dëbim diplomatik”.

Ndërkohë, zëvendës presidenti amerikan MIke Pence, ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk u kanë dhënë vizë 77 perosnave të lidhur me qeverinë e Marudos. Vendim i njëjtë si ai i një jave më parë, kur Washingtoni kishte ndaluar dhënien e vizave për dhjetëra persona si persona mbështetës të presidentit venezuelian.

Author

Shkruaj një koment

0 Komentet